33.6 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Ferizaj

- Advertisement -

 

Sot, më 17.07.2025, rreth oras 09:00, njësiti i urdhëresave të gjykatës, në bashkëpunim me patrullën policore dhe njësinë e sektorit në Kaçanik, ka realizuar një aksion policor në fshatin Gërlicë e Epërme – Kaçanik.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person A.P (M/K), i moshës 32 vjeç, i cili kërkohej me dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj, njëra me 90 ditë dhe tjetra 54 ditë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”

Pas kompletimit të procedurave dhe dokumentacionit përkatës, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të organeve të drejtësisë dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Të ngjashme

Të fundit