Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që dyshohet se në një hotel ka dhunuar një vajzë të mitur. Viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
” Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në një hotel ka dhunuar viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.