Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Kaçanik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.