11.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Arrestohet një i dyshuar për vepra penale: “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot në Mitrovicë të dyshuarin M.A.

I njëjti dyshohet se me veprimet e tij ka kryer veprat penale: “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’’ nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; ‘’Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’’, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31, veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31, ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge’’ nga neni 267 par.1 dhe ‘’Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armve’’ nga neni 366 par.1  të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Pas ndalimit të tij me qellim të sigurimit të provave dhe dëshmive lidhur me veprimet të cilat i dyshuari në fjalë i ka ndërmarrë është realizuar edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, gjatë së cilit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar gjësendet si në vijim:

  • Prova D#1 – sasi e dyshuar substancë narkotike (751 gram)
  • Prova D#2 – shpuzore me substancë të dyshuar narkotike (292 gram)
  • Prova D#3 – tabak metali me substanca narkotike (207 gram)
  • Prova D#4 – substancë e dyshuar narkotike (sasi e vogël)
  • Prova D#5 – pushkë ajrore
  • Prova D#6- peshore e vogël (dyshohet se përdoret për matjen e sasisë së substancave narkotike)
  • 12 (dymbëdhjetë) aparate për prodhim të cripto-valutave- Riga (për të cilët është mbet të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme Dogana e Kosovës dhe njësit policore nga stacioni policor Mitrovica e Veriut)
  • Prova D#7 –Telefon celular Samsung Galaxy S22 Ultra, me numër serik R5CTC1RZGEN, me numër të IMEI 355898190653889;

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do t’i propozoj gjykatës masën e sigurisë për praninë e të pandehurit në procedurë.

Të ngjashme

Të fundit