33.6 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë

- Advertisement -

Një i dyshuar është arrestuar pas mesnatës lidhur me rastin e plagosjes së tre personave mbrëmë në Pejë.

Prokurori që po e trajton këtë rast, Ersan Qavolli ka konfirmuar se i pandehuri i arrestuar dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Prokurori bëri të ditur se tre të plagosurit që po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) iu janë nënshtruar operimeve.

Ndërsa, lidhur me motivin e rastit, ai tha se nuk mund të deklarohet për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Qavolli tha se i dyshuari kryesor Agron Gashi është ende në arrati dhe se janë lëshuar masa për kapjen e tij. Këtë të fundit, Policia po e kërkon edhe përmes publikimit të fotografisë.

Ndryshe, Policia mbrëmë konfirmoi se tre persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sonte në Pejë në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit