Më datën 19.04.2023, rreth orës 21:00, njësia nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë gjatë një pune hetimore operative (dy javore) në terren, ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës.
Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin B.M.,(mashkull kosovar, viti i lindjes 1996), dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë. Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën e tij, si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar:
• 27 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 13 gramë,
• 3 qese të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 62.9 gramë,
• Një peshore digjitale e cila ka shërbyer për matjen e narkotikeve në sasi të vogla,
• Një qese e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 0.2 gramë, e gjetur në veturën e të dyshuarit,
• Dy telefona celularë,
• Para të gatshme me vlerë prej 1545 eurosh ( Njëmijë e pesëqind e dyzet e pesë euro ).
Sasia e substancave narkotike e konfiskuar është 77.6 gramë e që në vlerë parash konsiderohet të jetë 7760 (shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë €uro).
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.