Një person me iniciale B.V, 26 vjeç, është arrestuar të enjten rreth orës 17:00 në Ferizaj me urdhër të Gjykatës.
Me datën 12.10.2023 në ora 17:00 në Ferizaj, policët hetues të stacionit të Ferizajt kanë ndaluar edhe më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës B.C (M/K), i moshës 26 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, për veprën penale ‘”Ofrimi i lokaleve për prostitucion’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj dhe për veprën tjetër penale “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej 20 ditëve.
“I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, nga policët e stacionit të Kaçanikut është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.