Një grua është arrestuar në Malishevë, gjatë ditës së djeshme, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Në raportin e policisë thuhet se viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.