24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Arrestohet nje grua 33- vjeçare, pasi dyshohet se vodhi në banesën e ministres Hajdari

- Advertisement -

Gjatë ditës është raportuar se dyshohet se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka qenë cak i një vjedhjeje. Në mbramje policia ka konfirmuar arrestimin e një gruaje 33-vjeçare me inicialet N.K.

Për arrestimin e saj ka njoftuar zëdhënësja e policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti për Express.

E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti.

Rasti i vjedhjes është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Prishtinë. 01.10.2023 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje”, thuhej ndër të tjera në raportin e PK-së.

Të ngjashme

Të fundit