Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për vjedhjen e 3 mijë eurove. 61 vjeçari i arrestuar është fshati Kostadincë e Kamenicës, vend ku edhe u vodhën paratë. Te i dyshuari S.N. janë gjet dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë pronarit legjitim. Gjithashtu atij i është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë.
“Ankuesi M.K.Serb P. A.(1939) , ka raportuar dje Policisë së Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3000 €”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Njësia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arrit ta identifikojnë të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N. (1961) po nga i njëjti fshat si i dyshuar për këtë rast. Te i dyshuari S.N. janë gjet dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë pronarit legjitim. Tek i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë”.
“I dyshimti fillimisht është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i shtetit është njoftua lidhur me rastin, dhe i njëjti ka urdhëruar se ndaj të dyshimtit të ngritet kallëzim penal “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”, rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.