Një 53 vjeçar është arrestuar në Gjilan.
I pandehuri, mashkull 53 vjeçar është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17 vjeçare.
Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtarja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gentiana Fejzullahu.
Fejzullahu po ashtu deklaroi se ndaj të dyshuarit është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Ndryshe sipas raportimeve të para theksohet se ngacmimi në fjalë kishte ndodhur në një autobus.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri fillimisht e kishte vëzhguar dhe më pas e kishte përcjellur të miturën.
Pas kësaj, ai është ulur prapa saj dhe nga ana e majtë e ulëses ka zgjatur dorën dhe ka filluar ta ledhatojë në pjesën e belit, 17 vjeçaren.
Duhet përkujtuar që gjatë viteve të fundit në Kosovë ka raportime të shumta për raste të ngacmimeve seksuale, ku shumë prej viktimave në këto raste janë të mitura