6.2 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Arrestohet njё person i dyshuar për disa vepra penale në Pejë

- Advertisement -

Me datën 16.02.2023, Stacioni Policor në Pejё, njësiti i hetimeve, pas njё pune intensive ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit tё dyshuar (i mitur), i cili ёshtё arrestuar dhe dërguar nё objektet e Stacionit Policor nё Pejё, pёr intervistim.

I dyshuari gjatё periudhës kohore nga data 18.01.2023 e deri me datё 09.02.2023 ka kryer nё zonën e pёrgjegjёsisё nё Pejё, gjashtë (6) raste tё veprave penale.

I dyshuari ёshtё intervistuar nё prezencёn e Avokatit dhe punёtorit tё Qendrës pёr punë sociale (QPS), pёr veprat penale tё cekura mё lartё, pёr kёtё ёshtё njoftuar edhe Prokurori i shtetit.

Gjatё verifikimit tё personit tё dyshuar ka rezultuar tё ketё pasur njё aktvendim tё Gjykatës Themelore nё Pejё, pёr dёrgimin e tij nё Institucionin edukativo korrektues nё Lipjan, pёr mbajtjёn e dënimit prej njё (1) viti.

I dyshuari ёshtё dёrguar pёr mbajtjen e dënimit nё Institucionin edukativo korrektues nё Lipjan.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit