Home Lajme Arrestohet në Zveçan një person për armëmbajtje pa leje dhe sekuestrohet një sasi armatimi

Arrestohet në Zveçan një person për armëmbajtje pa leje dhe sekuestrohet një sasi armatimi

0
Arrestohet në Zveçan një person për armëmbajtje pa leje dhe sekuestrohet një sasi armatimi

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një (1) pushkë karabinë, një (1) pushkë gjuetie, një (1) pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind (100) gramë barut.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh.

Exit mobile version