Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një kosovar në Belgjikë, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në Junik para 10 vjetësh.
Sipas Policisë, pas vrasjes ai ishte arratisur nga Kosova. I njëjti u është dorëzuar dje autoriteteve kosovare.
“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.