8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Arrestohet ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe disa ish-zyrtarë

- Advertisement -

Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit, mes të cilëve është edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Euronews.al raportoi se në mënyrë jozyrtare është mësuar se bëhet fjalë për një procedim penal të hetuar prej kohësh lidhur me një ndërtim pa leje.

Akuzat që rëndojnë mbi Dakon dhe ish-zyrtarët e bashkisë janë falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Dako është shpallur non grata nga ShBA-ja që nga viti 2019 dhe atij e familjes së tij nuk u lejohet hyrja në ShBA.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit