22.8 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Arrestohet ish-konkurrenti i “Për’puthen” nën dyshimet për prostitucion

- Advertisement -

Një tjetër qendër masazhi është mbyllur sot në Tiranë pasi ishte kthyer në një vend ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Në mes të zonës së ish-Bllokut, qendra funksiononte çdo ditë nën ‘hundën’ e Policisë së Shtetit. Edhe pse reklamimi ishte në nivele të larta!

Në faqen e Instagramit të masazherisë, kishte oferta dhe për çifte, ndërsa komentuesit më të shumtë, “çuditërisht” ishin vetëm meshkujt. Me siguri ishin të tërhequr nga slogani: Ne nuk i zgjidhim dot problemet tuaja, por ju bëjmë t’i harroni!

Deri më tani Policia ka njoftuar se në pranga ka rënë pronari i ambientit, një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet A.D., ndërsa dy punëtoret e moshave 19 dhe 20 vjeçe janë ndaluar dhe mbi to rëndon vepra penale “Prostitucioni”.

Dosja.al raporton se pronari i arrestuar është Alban Dyrmishi, ish-protagonist i “Përputhen 1”.

‘Vatër’ prostitucioni! Ish-konkurrenti i Për’puthen, pronari i qendrës së masazhit në Bllok

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit