-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Arrestohet i shumëkërkuari Lundrim Beqiri, i dyshuar për vrasjen e të riut në Mitrovicë

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton për arrestimin e Lundrim Beqirit, i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja, ngjarje kjo e ndodhur më 29 tetor 2021.

Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe siç njofton prokuroria, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

25-vjeçari Albert Muja, ishte therur për vdekje në Mitrovicë. Të dyshuar për vrasjen janë Lundrim Beqiri dhe A.Z, ky i fundit ishte arrestuar pak ditë pas vrasjes së të riut.

Motivet e vrasjes së 25-vjeçarit mbeten akoma të panjohura. 

Kohë më parë policia kërkonte ndihmë nga qytetarët për kapjen e Beqirit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit