6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e grua në Ferizaj, është ish-bashkëshorti i saj

- Advertisement -

Një grua është vrarë sot në në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj pas disa të shtënave me armë zjarri.

Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, thotë se po dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

Ai po ashtu ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit.

Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”, ka thënë Jashari për Express.

Edhe policia në Ferizaj ka konfirmuar vrasje. Policia po ashtu ka njoftuar edhe për plagosjen e një tjetër personi.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit