3.6 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Arrestohet i dyshuari për vrajsen e dyfishtë në Gjakovë, është i plagosur

- Advertisement -

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë është arrestuar. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Megjithatë, drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka thënë për Nacionalen se aktualisht, nuk mund të tregohen as detaje të motivit, pasi që edhe i dyshuari është i plagosur.

“Po është arrestu, aktualisht nuk mund të japim detaje as të motivit, as shkaqeve pasi ka qenë e pamundur të intervistohet i dyshuari, për shkak se edhe ai është i plagosur, është duke marrë tretman mjekësor.” – u shpreh ai.

Ndërkohë, më herët policia konfirmoi se dy viktimat janë vëllezër.

“Bëhet fjalë për një vrasje të dyfishte në Gjakovë në fshatin Madanaj, për atë që ne kemi informacion viktimat janë dy vëllezër. Po supozojmë që kemi një të dyshuar të indentifikum, mirëpo ende nuk është arrestuar. Jemi duke e hetuar rastin. Ajo çfarë mundem me konfimu është se njëri nga viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital gjë të cilën e ka konfirmuar mjeku kujdestar.” – tha Graishta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit