Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet se ka falsifikuar dokumente që lidhen me prona të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Sipas Policisë, i dyshuari në bashkëkryerje me persona tjerë dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për bartjen e pronave nga statusi shtetëror në atë privat, të cilat më pas janë shitur për përfitime financiare.
Gjatë kontrollit në disa lokacione, janë konfiskuar dokumente të ndryshme, pajisje për falsifikim, një pistoletë me 103 fishekë, një telefon celular, një orë dhe një zinxhir dore “Rolex”. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.






