R.G është kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës, teksa po kryente veprën penale “fajde”. Bëhet fjalë për R.G, e të cilin e arrestoi policia mbrëmjen e së mërkurës në ora 19:00, ndërsa janë në objektin e tij banesorë dhe objektet ndihmese janë konfiskuar dëshmi.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Jugu, në vazhdën e veprimeve operativo/hetimore me qëllim të parandalimit të veprave penale, kanë zhvilluar hetime intensive lidhur me një person të dyshuar, për të cilin kishte dyshim të bazuar për përfshirje në veprën penale të ‘Fajdesë’ . Më datën 19.11.2025 rreth orës 19:00 është arritur që të arrestohet personi i dyshuar R.G., (1988), i cili në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej. Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I njëjti është intervistuar nga prokurori dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Policisë.






