14.9 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Arrestohet i dyshuari në Prizren për dhunën brutale ndaj gruas së tij

- Advertisement -

I dyshuari dhe viktima janë bashkëshortë, ndërsa është i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të cilin shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj një femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Polcia ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor. Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojn. Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij. Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj.”, ka thënë Bytyqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit