Arrestohet i dyshuari kosovar për mashtrim dhe vjedhje të veturave.
Nga raporti i Policisë, me datë 13.12.2022, në Çagllavicë është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Kosovës, nën dyshimin për mashtrim në një autosallon. Pronari i autosallonit ka paraqitur ankesë se i dyshuari në fjalë kishte blerë dhe marrë veturë, për të cilën nuk kishte paguar. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari e ka kryer të njëjtën shkelje edhe në një autosallon tjetër, ku ka marrë katër vetura dhe të njëjtat, gjithashtu, nuk i ka paguar.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga policia:
Çagllavicë 30.11.2022 – NN. Me 13.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga ankuesi mashkull kosovar pronar i një auto sallonit kishte blerë një veturë dhe pasi ka marrë veturën nuk e kishte paguar. I dyshuari kishte kryer veprën e njëjtë edhe një auto sallon tjetër ku kishte blerë katër vetura të cilat po ashtu nuk i ka paguar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.