Edhe një person është arrestuar si i dyshuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë këtë të mërkurë.
Pasi dje u arrestuan dy persona për të njëjtin rast, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi për Gazeta10 edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.
“Po, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë”, tha ajo, pa dashur të japë më shumë hollësi.
Seanca ku di të vendoset për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve pritet të mbahet sot.
Rasti në fjalë është duke u hetuar nga Departmenti i Hetimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër.
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.
Pritja e mbrëmshme e Maignan vlerësohet si art, francezi merr lëvdata nga mediat italiane.