0.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Arrestohet hajni që bënte kërdi me vjedhje në Fushë Kosovë

- Advertisement -

Dje nga njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për rreth 4 raste).

Rastet kanë ndodhur kryesisht nëpër shtëpi në rajonin e Fushë Kosovës.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që në Prishtinë, të arrestojnë personin e dyshuar: V.K. mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit