9.3 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Prishtinë, dyshohet për vjedhje në disa raste

- Advertisement -

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion të suksesshëm, që ndërlidhet me personin B.C, mashkull, 52 vjeç, i arrestuar me datën 02.11.2025, për dyshimin e kryerjes së 8 rasteve të Vjedhjeve të Rënda.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetuesit kanë kryer kontroll në një lokacion në Prishtinë, me dyshimin e bazuar se personi i dyshuar kishte fshehur sendet që dyshohet se i kishte vjedhur.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 7 telefona, 11 ora dore, stoli dhe pajisje të tjera të punës dhe teknologjike. Pas përfundimit të procedurave ligjore, sendet e sekuestruara do t’u kthehen pronarëve të ligjshëm.

Të ngjashme

Të fundit