Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër pas një mosmarrëveshje.
Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor pas lëndimeve të marra.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte pas me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar atë fizikisht. Viktima nuk kishte pësuar lëndime trupore, por e njëjta për shkak të stresit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia,