![Arrestohet Erion Veliaj Arrestohet Erion Veliaj](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739193181477.jpg)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Burime të Panorama.al konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet e Bashkisës së Tiranës dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së.