![Arrestohet Donald Trump Arrestohet Donald Trump](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/trump.jpg)
CNN ka raportuar se tanimë Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore.
Trumpit priten ti merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij.
Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.
Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.