Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ofruar ryshfet prej 50 euro një polici për t’ia mundësuar gruas së tij që të kalojë kufirin me pasaportë jo valide.
Sipas raportit 24 oërësh, rasti ka ndodhur në pikën kufitare “Kulla”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHËNIE E RYSHFETIT- PKK Kulla / 30.12.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor, për ti mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jo valide. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.