Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e A.Z, 19-vjeçar në Vushtrri.
Personi i arrestuar është B.D, gjithashtu 19-vjeçar, atij i është konfiskuar një armë pistoletë.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.
“Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, ka thënë ai.