Policia gjatë ditës ka arrestuar 68 vjeçarin U.S. pasi i njëjti në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë është hasur në treg duke shitur gjëra të paautorizuara.
Arrestimi i tij është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara ku nga i dyshuari janë konfiskuar: njëmbëdhjetë (11) sprej, pesë (5) shufra metalike dhe tre (3) palë pranga.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar hetim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëyim i paautorizuar i armëve”.