4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Arrestohet 37-vjeçari, kërkohej për disa vjedhje në Prishtinë

- Advertisement -

Policia e Kosovës mbrëmë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 37-vjeçar.

I njëjti po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Bazuar në hetimet policore, dyshohet se vjedhjet janë kryer brenda banesave nga personi i arrestuar , i cili ka arritë të hyj brenda objekteve duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale”.

“Personi i dyshuar V.K , mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit