6.9 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

- Advertisement -

Një 29-vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar në Ferizaj, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari F.A., më 9 dhjetor, sipas Policisë, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, ku nga arka e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë arrestimit, nga i dyshuari janë sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme

Të fundit