Sot rreth orës 09:15, policët e stacionit në Kaçanik, kanë arrestuar personin e kërkuar A.B i moshës 25 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: “Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi” me dënim burgimi prej dymbëdhjetë (12 ) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.