Një person është arrestuar nën dyshimin për një grabitje me thikë në një market në Gjilan.
Ngjarja ka ndodhur më 14 janar në rrugën ‘Avdulla Presheva’ në Gjilan, ku viktimës i janë grabitur para në vlerë rreth 150 euro.
Policia ka njoftuar se gjithashtu me datë 20 janar po në Gjilan, është raportuar se në një market një person i maskuar me maskë e kapelë ne kokë nën kërcënimin e thikës, nga kasa kishte arritur t’i grabitë rreth 600 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Policia Rajonale e Gjilanit, përkatësisht njësitet e hetimeve pas veprimeve intenzive hetimore,grumbullimit të provave dhe dëshmive materiale në afat shumë të shkurtër kanë arritur të identifikonëj të dyshuarin e lartëshënuar G. A. (1999) me dyshimin se ka kryer veprat penale “Grabitje”.
“Më pas , policia ka realizuar një bastisje tek shtëpia e të njëjtit , ku janë siguruar dëshmi në cilësinë e provave materisle mjeti-arma e ftohtë (thika), si dhe paratë (gjithsejt në total 405 euro) që dyshohet se i njejti i kishte grabitur në rastin e dytë”, thuhet në komunikatën e PK-së.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilannë është ndaluar për 48 orë për procedeura të mëtejme hetimore.

