Sot (e premte) rreth orës 13:00 në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje ku kanë qenë të përfshirë disa persona.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme të stacionit policor Veriu dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar.
Si pasojë e sulmeve fizike, në këtë rast një person ka pësuar lëndime trupore, të cilit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
Personat e dyshuar, që të tre të mitur, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.