0.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Arrestohen tre të dyshuar, iu gjetën mbi 1 kg substancë narkotike

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të enjten, në fshatin Shkabaj të Obiliqit, pasi që iu janë gjetur mbi 1 kilogram marihuanë si dhe 8100 euro.

Prej të arrestuarve një burrë ishte kosovarë, ndërsa një grua dhe një burrë tjetër ishin shtetas të Shqipërisë.

Të njëjtit policia i kishte ndaluar për kontroll dhe përveç substancës narkotike iu janë konfiskuar edhe provave materiale.

“Gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 1214,75 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:  një telefon, një peshore digjitale, një  mulli, para të gatshme 8100€.”, thuhet në raportin e PK-së.

Po ashtu me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit