Tre persona janë arrestuar, pasi në veturë iu janë gjetur 30.3 gram substancë kokainë, 768.2 gram llojit marihuanë, dy telefona celular, një mulli (grinder) i cili përdoret për bluarje të marihuanaës dhe të holla me vlerë 43.10 euro, pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2”,
Gjetja dhe sekuestrimi në veturën e dyshuar të tipit Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (K. P.) dhe pasagjer ishte i dyshuari tjetër (D. K.), u bë në fshatin Reshtan të komunës së Suharekës.
Pas kësaj, në Prishtinë është realizuar kontrollë tjetër në objektet e banimit të të dyshuarve, adresa të gjitha në Prishtinë dhe në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:
– Në rrugën “Muharrem Fejza” në shtëpinë e të dyshuarit (D. K.), janë sekuestruar: 1525.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë fallco.
– Në rr.”Muhamet Qame” në banesën e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, një peshore digjitale dhe një telefon celular.
– Në rr.”Ahmet Gashi” në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karrikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë, etjm transmeton Klankosova.tv.
Gjatë këtij Operacioni Policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar:
- (3693.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
- (105.7) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
- (1) tabletë e dyshuar për narkotik të llojit EXTASY
- (3) armë zjarri
- (2) karikatorë
- (54) fishekë
- (1993.10) euro
- (200) lek
- (30) franga
- (30) funta
- (1) dollar
- (3) telefona celular
- (1) veturë
- (6) peshore digjitale
- (3) mullinjë (grindera)