Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të premten nën dyshimet për mashtrim me prona në vlerë të lartë.
Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se tre të dyshuarit ishin përfshirë në një skemë të sofistikuar të mashtrimit me prona.
“Që nga data 18 tetor 2024, specialist nga njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, përpunuan informacionet që sugjeronin se disa persona, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, po tentonin të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele me vlerë të lartë, në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.
“Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan.” – thuhet tutje.
I dyshuari i katërt, është në kërkim derisa tre të arrestuarit janë në masën e ndalimit prej 48 orësh.