Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen e 1 qershorit të këtij viti me maska në Stanovc të Vushtrrisë në një pompë të derivateve.
Në njoftimin e policisë thuhet të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Grabitje”.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, të maskuar e nën kërcënimin e armës (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave”.
“Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera në Republikën e Kosovës, me ç’rast janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes”, thuhet në njoftim.