8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Arrestohen pesë persona për trafikim me armë, në Prishtinë dhe Mitrovicë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim me armë në një aksion të cilin e ka zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale në Mitrovicën Jugore dhe në Prishtinë.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe PK-së, aksioni i datës 12 mars është zhvilluar në pesë lokacione të ndryshme.

“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 dhe veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366”, thuhet në komunikatë.

Gjatë operacionit janë arrestuar pesë (5) persona me inicialet S. S., S. S., E. Xh., Sh. D. dhe Sh. J., si dhe gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: njëzetë (20) armë (AK-47), njëzetë (20) karikatorë AK 47, dy automjete,  gjashtë (6) telefona si dhe  dokumente relevante për rastin.

“Me vendim të prokurorit kompetent pesë (5) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatë.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit