Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale e Pejës, në koordinim me Prokurorin kompetent, ka ndërmarrë hetime lidhur me një rast të deklarimit të rremë.
Sipas hetimeve, më 13 janar 2026, personat e dyshuar F.SH. (2000) dhe A.K. (2005) pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit në Pejë, kanë bërë deklarim të rremë duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R. (2003).
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve, dhe pas intervistimit, prokurori ka lëshuar vendim për ndalim policor ndaj tyre.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë të luftojë krimet ekonomike, korrupsionin dhe çdo vepër tjetër penale, duke garantuar ligjshmëri, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës






