Janë arrestuar dy të dyshuar në fshatin Debëllde të Vitisë për arsye se nuk u janë ndalur zyrtarëve policorë në një pikë kontrolli.
Pas ndjekjes, policia ka rritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor.
Gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarve janë gjetur 11 krerë gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.
Me vendim të prokurorit, kamioni dhe kafshët i janë dërguar doganës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.