Katër persona të dyshuar janë arrestuar në Malishevë nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në vrasjen e një personi.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Sheremet Elezi në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një armë zjarri.
Teksa vdekjen e personit e ka konstatuar personeli mjekësor në QKMF në Malishevë.
“Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë”, tha Elezi.