18.1 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Arrestohen katër të dyshuar për vrasje në tentativë, dy 18-vjeçarë, dy 19-vjeçarë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona për rastin vrasje në tetntativë. Sipas policisë ‘ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes.’ Të arrestuarit janë dy 18-vjeçarë dhe dy 19-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen katër të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Prishtinë, 04 maj 2025 – Mbrëmë nga zyrtarët policor të kryeqytetit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;

J. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

K. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. XH, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

O. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Të ngjashme

Të fundit