0.4 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Arrestohen katër të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në zonën e Obiliqit, tre janë të mitur

- Advertisement -

Hetuesit e stacionit policor  të Obiliqit, pas një pune intenzive, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar (prej tyre 3 të mitur), për vjedhje të rënda, njofton policia.

Sipas policisë, personat e arrestuar, dyshohet se janë përfshirë në së paku tri raste të vjedhjeve të rënda që kanë  ndodhë gjatë muajit janar 2025, në shtëpi private dhe lokale në zonën e Obiliqit.

“Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Aktualisht hetuesit policor të stacionit të Obiliqit, janë në koordinim me stacionet e të gjitha regjioneve, pasi që është ngritur dyshimi se të njëjtit persona, janë të përfshirë edhe në raste të tjera, përfundon njoftimi i PK-së.

Të ngjashme

Të fundit