11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Arrestohen katër persona për narkotikë, u sekuestrohen kokainë, rreth 10 mijë euro, automjete e armë

- Advertisement -

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë e Policisë së Kosovës, e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë,  ka arrestuar në Prishtinë katër persona të dyshuar për për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë operacionit policor, po ashtu janë sekuestruar rreth 10 mijë euro, dy automjete, 785 gram kokainë e substanca të tjera narkotike.

“Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, më 23 maj 2023

Më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes:

1. A. N. (1969)

2. A. I. (1990)

3. A. N. (1977) dhe

4. D.Sh. (1989

Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim:

· (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë

· (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë

· (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

· (1) armë zjarri- revole

· (2) karikatorë

· (14) fishekë

· (9267) euro

· (450) franga

· (1700) lekë

· (10) dollarë kanadez

· (3) telefona celular

· (3) peshore digjitale

· (2) automjete

Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore.

Me respekt,

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit