1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Arrestohen edhe pesë persona të tjerë, pas ndeshjes së futbollit në Amsterdam

- Advertisement -

Policia holandeze ka arrestuar edhe pesë persona të tjerë për dhunën që pasoi një ndeshje futbolli të një ekipi izraelit në Amsterdam të enjten mbrëma.

Pesë burrat, të gjithë nga Holanda dhe të moshave nga 18 deri në 37 vjeç, dyshohen për “dhunë publike kundër personave” para dhe pas ndeshjes së Maccabi Tel Aviv kundër ekipit vendas Ajax.

Trazirat shpërthyen sërish në qytet të hënën në mbrëmje, kur një tramvaj bosh dhe një makinë policie u dogjën. Sipas raporteve holandeze, disa nga protestuesit thirrën “Liri për Palestinën”.

Kryeministri Dick Schoof deklaroi të hënën se “sulmet antisemitike kundër izraelitëve dhe hebrenjve” ishin “të tmerrshme dhe të dënueshme”.

Demonstratat janë ndaluar përkohësisht në Amsterdam deri të enjten, megjithatë, një protestë pro-palestineze është lejuar të zhvillohet në një park larg qendrës. Aktivistët kërkojnë që një protestë tjetër të mbahet pranë bashkisë së Amsterdamit.

Javën e kaluar, të rinj me skuterë kaluan nëpër kryeqytetin holandez në sulme të tipit “godit dhe ik” ndaj mbështetësve të Maccabi-t pas ndeshjes së Europa League, sipas autoriteteve.

Pesë persona u trajtuan në spital dhe të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Pesë arrestimet e reja janë shtuar mbi 63 të tjera të shpallura nga autoritetet që prej dhunës. Një prej të arrestuarve u lirua, por mbetet i dyshuar.

Policia bëri gjithashtu disa arrestime pas trazirave të reja në qytet të hënën. Nuk u raportuan të lënduar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit