Policia e Kosovës ka ndaluar dy zyrtarë të komunës së Graçanicës, nën dyshimin për korrupsion. Kështu ka njoftuar kryetarja e Graçanicës, Liliana Shubariq.
Në një prononcim për media ajo ka thënë se me këtë hetim dhe ndalim nuk është vënë në dyshim puna e menaxhmentit të Komunës apo menaxhmentit të Drejtorisë së Kadastrit, por bëhet fjalë për punën e dy zyrtarëve, transmeton “Kossev”
E pyetur pse janë ndaluar zyrtarët, ajo ka thënë se bëhet fjalë për korrupsion.
Ne kemi thënë se ata (policia) mund të bëjnë punën e tyre dhe duhet ta bëjnë atë”, tha Shubariq.
Ndryshe, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës.